Google ADS

Ambasada holandeze në Shkup demanton lajmin se Holanda ka mbështetur veton bullgare

16:24 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ambasada e Holandës sot pasdite demantoi lajmin ku thuhet se Holanda ka përkrahur veton bullgare për Maqedonisë e Veriut duke e vlerësuar si lajm të rremë.

Më herët, gazeta bullgare ’24 çasa’ shkroi se Danimarka dhe Holanda janë dy vendet anëtare të Bashkimit Evropian që kanë mbështetur veton e Bullgarisë ndaj Shkupit.

Gazeta rikujtoi se deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antinio Milloshoski më herët ka shkruar në “Facebook’ se Bullgaria ka mbështetjen e të paktën dy vendeve anëtare të BE-së.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut më 7 dhjetor pret nëse do të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian. Deri atëherë do të vazhdohen negociatat me Bullgarinë./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme