Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka mirëpritur votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Rukiqi, ka thënë se pas 8 muajve të insistimeve, apeleve, propozimeve, ndërmjetësimeve, miratohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Tash e tutje sipas tij topi ka kaluar te Qeveria e Kosovës.
Me votimin e këtij projektligji, sipas Rukiqit prej sot sektori privat merr fryme me lirshëm.
“Prej sot sektori privat merr fryme me lirshëm. Prej sot unë, si përfaqësues i bizneseve do të flas më pak për pandeminë dhe rimëkëmbjen. – Tani me rendësi është buxhetimi i mjeteve dhe implementimi i veprimeve që mundësojnë rimëkëmbjen – Ligji nuk sjell mrekulli në vete, por e kthen konferencën te bizneset dhe qytetaret”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Pas 8 muajve te insistimeve, apeleve, propozimeve, ndërmjetësimeve, miratohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
– Prej sot sektori privat merr fryme me lirshëm
– Prej sot unë, si përfaqësues i bizneseve do të flas me pak për pandeminë dhe rimëkëmbjen
– Tani me rendësi është buxhetimi i mjeteve dhe implementimi i veprimeve qe mundesojne rimekembjen
– Ligji nuk sjell mrekulli ne vete, por e kthen konfidencen te bizneset dhe qytetaret
– Bizneset e kane me te lehte te ruajne vendet e punes dhe te inestojne, ndersa qytetaret jane me komod per te shpenzuar.
Falenderojme cdo deputet qe ka kontribuar ne miratimin e ketij ligji. Topi tani eshte te Qeveria.
#LIVE/Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami, mbajnë konferencë për media
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...