Dinamo këtë sezon është e gjitha nën markën “Made in Italy”. Në presidencën e Marko Pontrelit dhe drejtimin e Fabricio Kamaratës, në ekip janë edhe 4 futbollistë që kanë ardhur nga vendi fqinj, konkretisht Damiano Pontreli, Antonio Mikoli, Mateo Ortaloni dhe Niko Paterni. Ky i fundit ka hyrë në sezonin e dytë me blutë dhe është bërë më shqiptar se shqiptarët.
Mbrojtësi i pagëzuar nga shokët e ekipit me nofkën “Gladiatori” ndihet më shumë se i lumtur me aventurën te kryeqytetasit. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport” 25-vjeçari rrëfen se ka rilindur që pas ardhjes në Tiranë dhe periudhën e karantinës ka bërë punë që nuk i kishte menduar kurrë.
Si ndihet Paterni te Dinamoja?
Jam shumë i lumtur, megjithatë te Dinamoja nuk kënaqemi me pak. Duam të fitojmë gjithçka. Ndihem i ngazëllyer që jam pjesë e një skuadre historike. Edhe pse jam larg familjes sime, këtu ndihem si në shtëpi.
Keni 7 pikë në 3 ndeshje, i kënaqur me startin?
E kemi nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk më pëlqen të flas shumë për veten time, pasi preferoj që t’ia lë fushës. Erdha në janarin e 2020-ës te Dinamoja me një tjetër frymë, pasi kisha dëshirën për të fituar. Faleminderit presidentit Pontreli, i cili së bashku me administratorin Barushi dhe stafin, krijuan një skuadër që mund të luftojë për objektiva madhorë.
A jeni gati për t’u ngjitur në elitë?
Mendoj se nuk do të na dalin pengesa për t’u ngjitur në elitë. Gjithsesi, rruga është e gjatë dhe shumë e vështirë. Kampionati është i fortë, por me vullnetin që kemi s’na ndal kush. Në fund, do të kurorëzohemi kampionë të grupit. Shoh që këtu në Shqipëri, analistë, gazetarë, njerëz të sportit apo tifozë e thonë fort se Dinamo i mungon Kategorisë Superiore. Ndaj, do të bëjmë çmos që të ngjitemi.
Çfarë është Shqipëria për Paternin?
Në Shqipëri u rilinda. E dua qytetin e Tiranës dhe gjithë vendin në përgjithësi, njerëzit, kuzhinën e traditat shqiptare. Më pëlqen ta studioj dhe njoh vendin tuaj. Këtu nuk kam luajtur vetëm futboll, kam mësuar të jetoj, sidomos gjatë karantinës kur u bëra kuzhinier, nisa të pastroja, mora lopët për të kullotur e ushqeva pulat. Bëra shumë gjëra që më parë nuk i imagjinoja kurrë. Por, në ditët e sotme nuk ka kohë për të ndaluar dhe për të parë atë që kemi përreth e ta vlerësojmë. Gjërat ecin shumë shpejt dhe nuk e kuptojmë se sa bukuri ka rreth nesh.
Këtë javë luani me Vorën, a është fitorja detyrim?
Është ndeshje e rëndësishme dhe do të luftojmë për fitoren. Jemi të detyruar që të mos falim asnjë pikë. Shokët më quajnë “Gladiator” dhe si i tillë ju them që do të vendosim shpirtin në fushë për ta kthyer Dinamon në Superiore.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...