Miley Cyrus habit me deklaratën e saj: Dua të kryej marrëdhënie me Dua Lipën

13:51 | 4 Dhjetor 2020
A. B.

Dy yjet e muzikës pop, Miley Cyrus dhe Dua Lipa, para pak ditësh publikuan bashkëpunimin e tyre të parë.

“Prisoner” mban titullin kënga e tyre e re, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe që tashmë po gëzon suksese të mëdha, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

Por, Miley ka habitur të gjithë me deklaratën e saj, gjatë një paraqitje në The Howard Stern Show në fillim të kësaj jave.

Moderatori i emisionit u shpreh se Miley dhe Dua duken sikur bëjnë seks në videoklip, por këngëtarja është shprehur se nuk e kanë pasur rastin.

“Ne nuk kemi bërë seks”, u përgjigj ajo. ‘Dua Lipa vazhdimisht më kujton. Ajo më jep “në ëndrrat tuaja”. Unë kurrë nuk kam parë një ëndërr seksuale për Dua Lipa.

Sidoqoftë, qëndrimi i saj shpejt ndërroi teksa ajo tha, “Në rregull, e pranoj dua të kryej marrëdhënie me të, për shembull, pesë përqind. Gjithnjë e më shumë po mendoj për këtë, unë dua ta bëj”.

Kjo këngë duhet theksuar se është pjesë e albumit të ri të Cyrus të titulluar “Plastic Hearts”./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme