Google ADS

Gattuso do të mbetet në krye të Napolit deri më 2023

11:59 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gennaro Gattuso do të mbetet trajner i Napolit edhe për disa vite. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Gattuso ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Napolit për kontratën e re, pasi aktualja i skadon në fund të këtij sezoni.

Me kontratën e re, që do të zyrtarizohet brenda këtij muaji, Gattuso do të mbetet në krye të Napolit deri në vitin 2023.

Te Napoli kanë mbetur të kënaqur me punën e Gattusos, i cili edicionin e shkuar arriti ta fitojë Kupën e Italisë, që ishte trofeu i parë për klubin që nga viti 2014.

Gattuso 42-vjeçar, mori drejtimin e Napolit në dhjetor të vitit të shkuar kur e zëvendësoi Carlo Ancelottin që u shkarkua për rezultate të dobëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme