Di Maria largohet nga PSG, agjentët e tij në biseda me dy gjigantët italian

10:58 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një ndeshje e trubullut, në një mbrëmje historike.

Paris Saint-Germain shkoj në Manchester United, i udhëhequr nga një Neymar i shkëlqyeshëm, por edhe një herë çështja Angel Di Maria ka vend për diakutime, përcjell Korneri.net

Argjentinasi qëndroi i ulur në stolin e Old Trafford, shtëpia e tij e vjetër, për të gjithë ndeshjen pa hyrë në fushë, një zgjedhje kjo e trajnerit Tuchel, që i shtoi karburant zjarrit. Trajneri gjerman, në fund të lojës, u përpoq të justifikonte veten e tij (“Kishte pak hapësira në mbrojtjen e United”), por ajo që ndodhi dje vetëm konfirmon një marrëdhënie aspak të mirë me lojtarin e famshëm.

Di Maria javët e fundit nuk i ka pëlqyer zëvendësimet e vazhdueshme, ndryshe nga çfarë ndodh me Neymar dhe Mbappé, dhe ai ia tregoi këtë ish-trajnerit të Borussia Dortmund, që duket se nuk i ka pëlqyer. Është krijuar një përçarje mes të dyve, e cila nëse nuk rikompozohet, rrezikon të shqetësojë sezonin e PSG-së.

Në fund të kontratës – Sipas disa mediave franceze, pas pakënaqësisë së ish lojtarit të Real Madridit nuk qëndron marrëdhënia me Tuchel, e cila në fund të sezonit mund të ishte e mirë, por situata e tij kontraktuale. Marrëdhënia e tij me klubin e kryeqytetit francez skadon në fund të qershorit dhe për momentin nuk ka asnjë propozim të kënaqshëm rinovimi në tryezë, aq sa agjentët e tij kanë hetuar klube të tjera, kanë propozuar kartonin e tij për emra të tjerë të mëdhenj, si Inter dhe Juventus.

Pengesa kryesore është e një natyre ekonomike: Di Maria fiton 13.2 milionë euro bruto në vit, rreth 7 neto, një shifër që për një 32 vjeçar dhe në një periudhë të kushteve të vështira ekonomike për shkak të pandemisë, askush nuk është në gjendje t’i ofrojë ato. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme