Në Ditën Ndërkombëtare të Bankave, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka vlerësuar lart përpjekjet e sektorit bankar në mbështetje të zhvillimit ekonomik, sjelljes së inovacionit dhe modernizimit të vazhdueshëm të shërbimeve.
Përgjatë viteve, sektori bankar është rritur, është bërë konkurrues, tërheqës për investime, por edhe i besueshëm te qytetarët dhe ekonomia.
Vlen të theksohet angazhimi i pakursyer i këtij sektori që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë, ku përmes bashkëpunimit është arritur që t’u dilet në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në njërën anë dhe në anën tjetër duke e mbajtur sektorin bankar të sigurt dhe likuid.
Më 19 dhjetor 2019, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 74/245, e cila përcaktoi 4 dhjetorin si Ditë Ndërkombëtare të Bankave përmes të cilës njihet potenciali i rëndësishëm i bankave në zhvillimin e financimit të qëndrueshëm dhe sigurimin e ‘know-how’, dhe gjithashtu në njohjen e rolit jetësor të sistemeve bankare në Shtetet Anëtare për të kontribuar në përmirësimin e standardit të jetesës./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...