Komplet një familje vdes pas infektimit me Covid-19, shpëton vetëm foshnja

00:09 | 4 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Në Rusi një familje e tërë ka vdekur nga COVID-19 për pak ditë. Një çift dhe një vajzë shtatzënë janë infektuar me koronavirus, sidoqoftë doktorët kanë arritur të shpëtojnë një foshnje.

Sipas mediave një 64-vjeçar dhe gruaja e tij 61-vjeçare bashkë me vajzën 36-vjeçare kanë vdekur pas infektimit me COVID-19, raporton portali rus “Fontana.ru”. Fëmija është shpëtuar kur 36-vjeçarja ishte duke vdekur.

Sipas të afërmeve të familjes, 64-vjeçari ka pasur një operacion në zemër, derisa dyshohet se gruaja dhe vajza janë infektuar gjatë vizitave në spital.

Më 5 nëntor e gjithë familja ka vdekur. Autoritetet në Petersburg do ta marrin kujdestarinë për foshnjën, ndërkaq raportohet se një kushëri dëshiron ta adoptojë atë./republika/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme