Në prag të vendimit final për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe hapjen e kapitujve, si dhe në rreth 100 ditë mandat të kësaj Qeverie, vendi nuk i ka akoma gati as ekipet negociatore.
Nga Sekretariati për Çështje Evropiane arsyetohen se janë në proces të përshtatjes së këtyre ekipeve me metodologjinë e re të anëtarësimit. Paralelisht, sipas tyre, bëhen edhe analiza në qeveri të cilat do të përdoren për riorganizimin dhe operacionalizimin e strukturës negociuese.
“Llogaria është se në procesin e negociatave në strukturën horizontale do të duhet të kyçen 1500-2000 nëpunës shtetëror dhe ekspertë në fushën e kapitujve, por duke pasur parasysh përvojën e vendeve të tjera, struktura do të duhet në vazhdimësi të përforcohet dhe plotësohet. Kjo sigurisht është e lidhur edhe me metodologjinë e re të negociatave për anëtarësim. Nga këtu, erdhi nevoja e patjetërsueshme për rishikimin e vendimeve dhe adaptimin adekuat të mekanizmave koordinuese për bërjen e këtyre negociatave”, thonë Sekretariati për Çështje Evropiane.
Pavarësisht interesimit të lartë të mediave, Sekretariati për Çështje Evropiane as gjatë mandatit të kaluar nuk ka treguar çfarë e pengon në formimin e këtyre ekipeve.
Ivan Stefanovski nga “Eurothink” thotë se tashmë duhet të dihet se cilët persona do të vendosen në pozita kyçe gjatë negociatave.
“Është e vërtetë se për të filluar negociata thelbësore duhet ta kemi strukturën e saktë negociuese të cilën për momentin nuk e kemi të kompletuar. Ne duhet të dimë saktë se cilët persona në cilat vende do të ulen dhe kush për çfarë do të jetë kompetent. Sekretariati, si bartës i këtij procesi, por edhe shteti në përgjithësi, të gjithë institucionet shtetërore, duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të tërheqin kuadro sa më cilësore dhe profesionale…”, tha Ivan Stefanovski, Eurothink.
Arritjet e Sekretariatit në 100 ditët e para të mandatit, ata thonë se në detaje do t’i prezantojnë në Qeveri por mburren me zbatimin e suksesshëm të programimit të IPA 3, AF 2021 dhe 2022 dhe se kanë rishikuar listën e vetme të projekteve në sektorët transport, energjetikë, ambient jetësor, transformim digjital dhe sociale.
Ndërkohë në Kuvend, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve, nuk është formuar akoma Këshilli nacional për eurointegrime, i cili është trup i rëndësishëm për monitorimin e procesit integrues të vendit. Në raportin e KE-së kërkohej të vazhdohet edhe me zbatimin e ligjeve, përveç miratimit të tyre. Para së gjithash u kërkua luftë e pakompromis ndaj korrupsionit, reforma në administratë, ndryshim i Kodit zgjedhor dhe politika efikase për mbrojtjen e ambientit jetësor./Alsat
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...