Google ADS

Covid-19: Katalonia heq dorë nga lehtësimi i masave kufizuese

23:15 | 3 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Rajoni spanjoll i Katalonjës nuk do të lehtësojë masat kufizuese të hënën, siç ishte planifikuar fillimisht, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja, thanë zyrtarët.

Vendimi ka bërë që disa vendpushime skijimi të shtyejnë hapjen, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Katalonia kishte planifikuar të hapte vendpushimet e skive më  8 dhjetor, por kjo tani është shtyrë derisa të lehtësohen masat kundër koronavirusit.

Vendpushimet private të skive nuk kanë marrë ende një vendim për hapjen, tha një zëdhënëse e federatës rajonale të skijimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme