Sot u luajt ndeshja ndërmjet AC Milan dhe Celtic e vlefshme për xhiron e pestë të Europa League.
Milan siguroi kalimin tutje pas një disavantazhi prej dy golave, dhe u rikthye pasi shënoi katër gola.
Pas ndeshjes, trajneri i ‘Rossonerëve’, Stefano Pioli, foli për gazetarët për ecurinë e ekipit të tij.
Pioli u rikthye pas 18 ditësh në pankinë, pasi që rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe u izolua.
’18 ditët larg ekipit më janë dukur si një jetë e tërë, tani vazhdojmë kështu’, tha italiani, transmeton lajmi.net.
‘Djemtë deshën të më vëjnë në provë, bëj shaka sigurisht, ne jemi shembullor të nxjerrim më të mirën nga çdo situatë dhe të rritemi. Nuk ishte e lehtë të ktheheshim nga disavantazhi prej dy golave, gjithashtu kemi humbur Kjaer’, tha ai.
‘Kemi luajtur si skuadër, kjo më bën krenar. Celtic kishte dëshirë për të marrë rezultat pozitiv, ju pëlqejnë këso ndeshje’, tha trajneri.
Jam i lumtur për rikthimin por edhe për kualifikimin, nuk jemi dorëzuar. Në këtë moment me gjita këto ndeshje, një pushim i vogël do të na bënte mirë’, përfundoi Pioli.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...