Ky imazh bashkon pesë ilustrime që mbartin kuptime domethënëse. Zbuloni cilat janë dhe surprizohuni nga rezutatet kur të mësoni se ç’ju pengon të realizoni ëndrrat.
Fytyra e një burri
Nuk jeni tipi që ju pëlqen të merrni vendime dhe shpesh evitoni përgjegjësitë kur është fjala për të zgjedhur mes diçkaje dhe një tjetër. Kur kuptoni që po përpiqen t’ju mashtrojnë, në vend që të kërkoni të drejtat, i injoroni dëmet që ju janë bërë thjesht sepse keni frikë. Ajo që ju mungon është iniciativa. Merrni kontrollin e jetës suaj dhe mjaft latë të tjerët të vendosin çfarë është më e mirë për ju. Mos kin frikë të imponoheni dhe të shprehni mendimin tuaj.
Fytyra e një gruaje
Jeni një person që njihet për impulsivitet, që jeni të drejpërdrejtë, por që nuk merrni asgjë me vete në shtëpi. Në rastin më të parë të padrejtësisë reagoni, luftoni, diskutoni dhe i mbani lart idealet tuaja. Këto nuk janë disavantazhe, por të qenët kaq të shkujdesur mund t’ju kompromentojë. Duhet të keni më shumë kujdes se ku ecni dhe me personat të cilët debatoni. Të shpenzuarit kaq energji për të treguar sa kurajoz jeni, ju ezauron.
Pemë
Të parit e pemës në përgjithësi, pa vënë re specifikat e imazhit, reflekton se jeni aktivë, të drejtpërdrejtë, të organizuar dhe perfeksionistë, por edhe të ftohtë.
Duhet të jeni më të ndjeshëm në mënyrën si i trajtoni personat rreth jush. Jo të gjithë janë makineri ose metodistë si ju. Kini durim me ta dhe mësoni të respektoni të qenit ndryshe nga ju.
Zogu
Jeta nuk është vetëm punë, studim, impenjime. Nuk duhet të merrni përgjegjësi mbi gjithçka që ju rrethon. Nuk duhet të bëni më shumë gjëra në të njëjtën kohë. Ajo për të cilën keni nevojë është më shumë liri. Merrni kohë për t’u relaksuar, pushuar, për të mos bërë asgjë, jeta juaj po kalon dhe ju nuk po arrini t’i shijoni më të mirën që ka për t’ju ofruar.
Gjethet
Keni një energji të paparë për të jetuar, jeni gjithmonë të emocionuar dhe gati për të qenë pranë miqve, për të udhëtuar, argëtuar, por jeta nuk ësht vetëm festë. Ka ardhur momenti të mësoni të merrni disa përgjegjësi. Duhet të ndërtoni diçka tuajën. Punoni më shumë, studioni, përpiquni të jeni një person më i pjekur dhe i përgjegjshëm. Jeta shijohet edhe duke kombinuar argëtimin me detyrimet.
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...