Turqia regjistroi 32.381 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.511 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.
Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 520.167.
Rreth 4.190 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 418.331, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 187, për të shkuar në 14.316.
Gjithsej 187.518 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 19,14 milionë.
Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 5.611, ndërsa 3,3 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha në Twitter se është detyrim të ulet numri i pacientëve, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i shmangin mjediset e dendura.
“Mjediset e mbyllura dhe të dendura janë mjedise ku virusi ngjitet më së lehti. Muajt e dimrit duhet t’i kalojmë larg mjediseve të dendura dhe të mbyllura. Lufta është e mundur të bëhet edhe duke qëndruar në shtëpi”, tha Koca./AA/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...