Në Spitalin e Mitrovicës momentalisht janë të hospitalizuar 38 pacientë me coronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Erseka Hasanaj Barani.
Hasanaj Barani ka thënë se Spitali i Mitrovicës ka oksigjen edhe për një kohë por që sipas saj do të do duhej që niveli qendrorë të bëjë zgjidhje.
“Nëse nuk bëhet një zgjidhje afatgjate, shumë shpejt do të përballemi me problemin e mungesës së oksigjenit”, tha ajo.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë thotë se personat e prekur me COVID do të ndihmohen nga komuna me disa pako mjekësore për të përballuar sëmundjen sa më lehtë.
Hasanaj Barani thotë se në Komunën e Mitrovicës në total janë 1718 persona të infektuar me coronavirus.
Ana refuzon kërkesën e nënës për të dal nga shtëpia, merr te...
Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në kryeqytet ndaj Siga...
Ja pse çiftet e lumtura nuk e bëjnë publike marrëdhënien e t...
Pse je kaq e zbehtë?
Progres-raporti për Serbinë: Beogradi nuk ka avancuar në neg...
Rebelët Houthi sulmojnë 3 anije në Detin e Kuq dhe Arabik