Republika Çeke do të hapë një degë të ambasadës së saj në Tel Aviv në Jerusalem, deklaroi ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek pas një telefonate me homologun e tij izraelit, Gabi Ashkenazi.
”Dega e re do të krijohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe do të drejtohet nga një diplomat”, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme çeke në Pragë.
Republika Çeke aktualisht ka një ambasadë në Tel Aviv dhe tre konsullata nderi në Jerusalem, Eilat dhe Haifa.
Dy vjet më parë u hap në Jeruzalem ”Czech House”, një institut kombëtar kulturor çek.
Presidenti çek Milos Zeman ka mbështetur prej kohësh një fushatë për një zhvendosje të plotë të misionit të vendit të tij në Jerusalem./ATSh/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...