Kosova nënshkruan kornizë të bashkëpunimit ekonomik me Agjencitë e OKB-së

17:42 | 3 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditë së sotme me koordinatoren për zhvillim të agjencive të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, kanë nënshkruar Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025, midis Kosovës dhe Agjencive të OKB-së

Këtë e bëri të ditur Hoti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook në të cilin ka thënë se e vlerëson bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovë me Agjencitë e OKB-së.

“Fillimisht më duhet ta vlerësoj bashkëpunimin e mirë ndërmjet Qeverisë dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë, në përballje me pandeminë COVID-19, ndërkaq këtë bashkëpunim po e thellojmë edhe në fushat prioritare, si: qeverisje të përgjegjshme; shërbime dhe politika shoqërore gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese; zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; kohezioni social dhe barazia gjinore, fuqizimi dhe angazhimi i shoqërisë civile”, ka shkruar Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme