Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar një takim në mënyrë virtuale.
Merkel gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë në mënyrë ‘online’ me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mediat serbe, bëjnë të ditur se takimi-biseda virtuale është zhvilluar pasditen e së enjtes.
Vuçiq ka publikuar disa fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram ku edhe ka bërë të ditur se temë e këtij takimi virtual ishte lufta kundër koronavirusit, marrëdhëniet Serbi-Gjermani, zgjerimi i Bashkimit Evropian si dhe temë kryesore ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Gjithashtu mediat serbe bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes Vuçiq pritet të tregojë detaje të kësaj bisede përmes mediumit publik serb.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?