Shërbimi Korrektues i Kosovës në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, sot rreth orës 11:40 në bazë të informacioneve paraprake ka arritur të parandalonte futjen e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë.
Me të pranuar informatat se një zyrtar korrektues dyshohet për shpërndarje të lëndeve të dyshuara narkotike brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, i cili ka lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.
Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë për intervistim. Po ashtu, policia ka konfiskuar substancën e dyshuar narkotike për ekzaminim të mëtejmë.
Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është marrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedura e brendshme disiplinore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...