Përditësimi i ri i WhatsApp: Ju mund të humbisni qasjen në aplikacion

17:09 | 3 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Rregullat e reja të privatësisë që do të hynë në fuqi në vitin 2021, do të iu detyrojnë të pajtoheni me to përndryshe do të humbisni qasjen në aplikacion.

WhatsApp ka paralajmëruar se do të ketë përditësim të rregullores së shërbimit në vitin 2021, dukë iu detyruar që të pajtoheni me rregullat e reja të privatësisë, shkruan “Independent”.

Në rast se ju refuzoni pajtimin me rregullat e reja, atëherë juve do iu ndalohet qasja në aplikacion, transmeton lajmi.net.

Duke shtypur “Pajtohem”, ju do të pranoni rregullat e reja, që do hynë në fuqi me 8 shkurt 2021.

Pas kësaj date, ju do të duhet të pranoni rregullat e reja që të vazhdoni të keni qasje në aplikacion.

Ata e kanë bërë të qartë se nëse doni të vazhdoni të përdorni aplikacionin, ju duhet patjetër të pajtoheni me rregulloren.

Një zëdhënës nga kompania ka thënë se ndryshimet do të jenë në lidhje me mënyrën se si bizneset do të jenë në gjendje të bashkëveprojnë me përdoruesit.

WhatsApp ka pranuar shumë kritika për mënyrën se si operojnë qëkur Facebook e bleu në vitin 2014.

Krijuesi i kompanis Jan Koum dha dorëheqje në vitin 2018, si pasojë e shqetësimeve të tij në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e informacioneve.

Ai u shpreh se në ditët e sotme, kompanitë e aplikacioneve të ndryshme dinë gjithçka për ju dhe miqtë tuaj, interesat tuaja etj, dhe i shesin këto informacione te kompanitë e marketingut.

Koum nuk ka specifikuar kurrë arsyen e dorëheqjes, por burime të brendshme thonë se ajo erdhi pas mosmarrëveshjes që kishe në lidhje vendimin e Facebook për të shitur informacionet e përdoruesve.

Kompania rivale e aplikacionit të mesazheve Telegram ka thënë se WhatsApp nuk do të jetë kurrë i sigurt në përdorim si pasojë e mangësive të shumta që ka në lidhje me kompromisin e privatësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme