Drejtori i Qendrave amerikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, ka paralajmëruar se pandemia e COVID-19, që akoma po përhapet në tërë vendin, do të paraqet krizën më të errët shëndetësore në historinë e vendit gjatë muajve të ardhshëm, derisa vaksinat të jenë të disponueshme në çdo vend, raporton CNBC.
Kjo porosi rrëqethëse e njërit prej zyrtarëve më të lartë shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara, vjen si pasojë e festimit të Ditës së Falënderimeve ku miliona amerikanë kanë shpërfillur rekomandimet ku u bëhej thirrje të shmangin udhëtimet dhe tubimet në numër të madh të njerëzve, transmeton Telegrafi.
Para humbjes së një numri të madh të jetëve të njerëzve, vendi po ballafaqohet me faktin që sistemi shëndetësor është mbingarkuar në pikën më të lartë më të mundshme, ka bërë të ditur Redfield. Sipas tij, infeksioni ka prekur të gjitha anët e këtij shteti dhe po vazhdon të përhapet me hapa të shpejtë.
“Realiteti është që dhjetori, janari dhe shkurti do të jenë kohë të vështira. Besoj se do të jetë koha më e vështirë në historinë e shëndetit publik të këtij kombi”, ka thënë Redfield gjatë një prezantimi të organizuar nga Fondacioni i Odës Ekonomike amerikane.
Deri më sot mbi 270 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19, kurse Instituti prestigjioz për vlerësimin e gjendjes shëndetësore pranë Universitetit të Washingtonit, ka paraparë se ky numër do të mund të arrinte në afro 450 mijë deri më 1 mars, nëse nuk respektohet distanca sociale dhe bartja e maskës.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...