59 vjeçari nga fshati Kutllovc i Mitrovicës, Faik Zeqiri, i zhdukur që nga data 1 tetor e këtij viti, së fundmi është parë në Shqipëri.
Mediat shqiptare kanë publikuar fotografitë e tij, me ç’rast një dëshmitar okluar ka deklaruar se mitrovicasi dyshohet të jetë mashtruar nga një agjenci turistike.
Raportohet se ai është fotografuar në një fshat të Pogradecit, ku më pas është sugjeruar nga dëshmitari okular për të shkuar në qytetin e Prrenjasit.
Ditë më parë, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim publik me anë të të cilit kërkohej që kushdo që ka informacion për vendodhjen e tij ta lajmërojë famljen apo policinë.
Lidhur me publikimin e fotografive të tij dhe raportimin se ai ndodhet në Shqipëri, Gazeta Express ka provuar të marrë informacione edhe nga policia, por akoma nuk ka ndonjë përgjigje nga ta.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?