Google ADS

Kroacia shënon 48 viktima dhe mbi 4.500 raste të reja me Covid-19

13:42 | 3 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 48 viktima dhe 4.534 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 23.942. Midis tyre, 2.501 pacientë janë në spital, nga të cilët 258 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 139.415 raste me koronavirus, nga të cilët 1.964 kanë vdekur, 113.509 janë shëruar, nga të cilët 3.154 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 57.894 persona janë në vetëizolim.

Deri më tani janë testuar 780.257 persona nga të cilët 11.166 në 24 orët e fundit.​​​​​​​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme