Shfaqet objekti i mistershëm metalik për herë të tretë, tani në Kaliforni

09:34 | 3 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Monoliti i tretë metalik është shfaqur, kësaj here në krye të një mali në qytetin e vogël të Atascadero, Kaliforni.

Zbulimi i pazakontë vjen vetëm një javë, pasi një strukturë e ngjashme metalike u gjet në shkretëtirën Shkëmbi i Kuq në Utah i cili më pas edhe u zhduk sikurse doli, transmeton portali arbresh.info

Këtë herë, kolona e argjendtë është gjetur në Pine Mountain nga një grup alpinistësh dhe që atëherë shumë njerëz kanë udhëtuar për ta parë nga afër.

Sipas raporteve në gazetën lokale Atascadero News, ky monolit nuk është çimentuar në tokë aq fort sa vepra arti e Utah, dhe ndoshta mund të hiqet nëse dikush do të provojë.

Kjo është kolona e tretë metalike e cila është zbuluar kohët e fundit, pasi një monolit metali gjithashtu u shfaq në një kodër rumune.

Vepra arti e gjatë 13 metra u gjet në kodrën Doamnei në qytetin Piatra Neamţ, një javë më parë, 26 nëntor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme