Fifi në një bashkëpunim me Capital T dhe Fifi në një bashkëpunim me Ledrin!
Të dyja duken shumë bukur dhe me siguri do ishin kthyer në hite vere, nëse dy çunat nuk do e kishim refuzuar këngëtaren.
E ftuar në “NIN”, Fifi ka treguar sot se të dy, veç e veç, i ka ftuar në bashkëpunime pak kohë më parë dhe të dy e kanë refuzuar duke u justifikuar me faktin se po lançojnë albumet përkatës.
E pyetur nëse ka refuzuar ndonjë bashkëpunim Fifi jo dhe se në fakt atë e kanë refuzuar.
Ledri dhe Capital T më kanë refuzuar. Këto kohët e fundit. Nëse do kthehen për një bashkëpunim varet se me çfarë oferte do vijnë.”- tha ajo.
Pak ditë më parë, Fifi publikoi “Ninullë dashnie”, një baladë shumë e ndjerë që na preku telat të gjithëve.
Ndërkohë në fillim të vjeshtës solli një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ajo bashkoi forcat me kushëririn e saj Ermal Fejzullahu për të sjell super këngën “Përjetësi”.
Videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë miliona klikime në Youtube.
Por, Fifi s’ka ndërmend të heqë dorë nga duetet. Së shpejti ajo do publikojë një këngë me reperin e njohur Bardhi, i cili bëri namin me këngën “Betohemi”.
Vetëm disa ditë më parë, Bardhi publikoi këngën e re “Interes”, që po pëlqehet shumë nga publiku.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media