Google ADS

Dyndja në linjat urbane, Veliaj: Zgjidhja më e mirë është maska, e rekomandon edhe shkenca

23:52 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Dyndja në linjat urbane në kohë pandemie për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj aktualisht ka si zgjidhje vetëm mbajtjen e maskës.

Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC, Veliaj deklaroi se shkenca ka provuar se nëse të gjithë respektojnë maskën nuk do kishte vend për shqetësim. Ai theksoi se nëse bëhet kjo gjë, atëherë do lehtësohej zgjidhja e këtij problemi.

“Maska është zgjidhja më e mirë. Shkenca ka provuar se nëse të gjithë respektojnë maskën edhe nëse kanë kaluar Covidin nuk do duhet të shqetësohem. Sot të jesh i fortë do të thotë të mbash maskën.

Ajo që duhet të kuptojmë është që asnjë prej nesh ende nuk ka një autoritet që të thotë zbrit ti se je i padenjë. Këtu problemi është mbajtja e maskës si varëse ose si kapëse veshësh. Nëse bëjmë këtë unë besoj se do ishte më e lehtë për të zgjidhur këtë çështje”, deklaroi Veliaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme