Google ADS

Nesër protestohet kundër përgjysmimit të dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq

21:10 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Familjarë nga Krusha e Madhe e Krusha e Vogël, familjarë nga fshatrat tjera për rreth dhe nga gjithë Kosova, nesër në ora 11:00 do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Kjo për arsye të përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiq, njëri nga kriminelët serbë të luftës përgjegjës për vrasje, djegie dhe hedhje në lumin Drini i Bardhë të shqiptarëve gjatë kohës së luftës.

Nisja bëhet në ora 09:90 tek rrethi me autobus dhe me makina private, njofton Këshilli organizativ i protestës Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël.

Gjykata e Apelit ka përgjysmuar nga 22 në 11 vjet heqje lirie për Darko Tasiq, i cili kreu krime lufte në Krushë të Vogël.

Të ngjashme