Arsene Wenger raportohet se ka refuzuar një ofertë të majme për t’ju rikthyer zejës së trajnerit nga Serbia.
Kombëtarja serbe humbi mundësinë për kualifikim në Euro 2020 pasi që u mposht në penallti nga Skocia.
Kjo gjë ka bërë që Federata e Futbollit të Serbisë (FFS) të kërkojë trajner për ta zëvendësuar trajnerin Ljubisa Tumbakovic.
Presidenti i FFS-së, Slavisa Kokeza thuhet se është duke kërkuar një trajner të huaj me emër të madh për ta krijuar një Kombëtare me fytyra të reja që do ta ngriste lart vendin e tij.
Sipas gazetës beogradase, Informer, Kokeza ka dërguar ndërmjetës te Wenger ku i është ofruar atij stolin e Kombëtares serbe.
Madje, për këtë është angazhuar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Megjithatë, 72 vjeçari e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë pavarësisht se FFS kishte ofruar shumë para për të.
Ikona e Arsenalit, Wenger, nuk ka menaxhuar asnjë skuadër prej që u largua nga Emirates Stadium më 2018.
Një numër i madh i skuadrave mendohet se e kanë kërkuar francezit, i cili ende ka dëshirë që t’i kthehet kësaj zeje.
“Po, ende kam dëshirë që ta menaxhojë një skuadër”, kishte thënë ai në tetor për Mail.
“Ende mendoj se mund të jem i dobishëm në këtë profesion, e që mund të jem i suksesshëm diku tjetër”.
“Nëse telefoni me cingëron tani, do të tundohesha të them po. Kam thënë jo përpara. Kanë telefonuar. Kam pasur oferta. Nga klube të mëdha, në Ligën e Kampionëve”.
“Por, ishte fundi i një tregimi dashurie 22 vjeçare. Kjo nënkuptonte fundin e disa dhimbjeve, ca mendimeve, kështu që ndjeva se me duhej ca kohë për të reflektuar për atë çfarë kam bërë, çka ishte mirë, çfarë ishte keq”.
“Jam dhënë shumë pas Arsenalit. Ishte si një proces me plot dhimbje”.
Serbia shpreson që ta emërojë trajnerin e ri në mes të këtij muaji dhe trajneri i Reading, Veljko Paunovic raportohet se është në listën e ngushtë të tyre.
Pasi ka pasur një start të shkëlqyeshëm në Berkshire, në fillim ish trajneri i Serbisë U21 nuk ishte parë si kandidatë i mundshëm.
Kokeza është në presion për të gjetur një trajner që do ta udhëheqtë Kombëtaren e Serbisë drejt kualifikimit në Botërorin 2022. /GazetaExpress/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...