Google ADS

VW zotohet t’i paguajë konsumatorëve tatimin e shtuar për CO2

14:55 | 8 Nëntor 2015
Arbresh.info

Prodhuesi i makinave gjermane Volkswagen ka premtuar t’i paguajë taksat shtesë në emër të klientëve të tyre për makinat që ndotin më shumë se sa ishte pretenduar fillimisht. Makina në Evropë shpesh tatohen në bazë të niveleve të emetimeve.

Gjiganti VW kërkoi nga ministrat e financave të BE-së për të dërguar faturën tatimore direkt për kompaninë dhe “jo për klientët tanë”, transmeton arbresh.info

“Grupi Volkswagen zotohet të marrë përgjegjësinë e çdo taksave të mundshme shtesë”, shkroi në një letër drejtuar zyrtarëve të BE-së shefi ekzekutiv i prodhuesit më të madh evropian, Matthias Müller./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme