Google ADS

Ja kur mund të tërhiqet 10% nga Trusti Pensional

18:40 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili pritet të kalojë pas shumë kohësh.

Se kur mund të tërhiqen paratë nga Trusti tregon zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi.

Demi tha se tërheqja e parave varet nga disa faktorë dhe nuk mund të jap ndonjë afat të caktuar kohor.

“Koha e tërheqjes së mjeteve varet nga disa faktorë: Procedurat bankare, fluksi ose numri i kërkesave e të tjera detaje teknike. Andaj nuk mund të japim një afat të saktë sa kohë merr tërheqja”, tha Demi për Gazetën Express.

LEXO EDHE: Kërkohet seancë e jashtëzakonshme të premten për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike – Arbresh.info

Ndërkohë, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, sot ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme