Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, u takua sot me Shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin diskutoi për situatën aktuale në vend.
Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se EULEX mund të ketë rol të rëndësishëm në informimin e vazhdueshëm të Brukselit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për përparimin e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit. Në këtë kuadër, ajo potencoi progresin e bërë nga institucionet e Kosovës në plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave, që duhet të merret në konsideratë nga vendet e BE-së.
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe shefi i EULEX-it diskutuan edhe për lirinë e lëvizjes, ku shefja e diplomacisë kosovare vuri në pah vonesën e hapjes së urës mbi lumin Ibër, që është pjesë konkluzioneve të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?