Vëmendja kryesore e ndeshjeve të sontme të Championsit do të përqendrohet tek Grupi H, ku teorikisht dhe praktikisht katër skuadra kanë gjasa për kualifikim në të tetën e finales
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së pestë të Grupeve E, F, G e H.
Derisa në një pjesë të grupeve tashmë dihen skuadrat e kualifikuara, më interesanti konsiderohet Grupi H.
Prandaj, e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar aty sonte, shkruan Gazeta Express.
Të katër skuadrat kanë ende gjasa matematikore për të shkuar në të tetën e finales.
Pa dyshim, ndeshja kryesore e natës do të jetë ajo në mes të Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit.
“Djajtë e Kuq” do të kualifikoheshin me një barazim eventual sonte në “Old Trafford” pasi kishin fituar në Francë.
Në anën tjetër, ekipi parisien synon të nxjerrë rezultat pozitiv në Angli pasi mbetet i rrezikuar nga Leipzigu.
Gjermanët nga ana e tyre e duan gjithsesi fitoren sonte në Turqi kundër Istanbul Basaksehirit.
Megjithatë, turqit i treguan dhëmbët në xhiron paraprake duke e ndalur Unitedin.
Në Grupin E, Chelsea dhe Sevilla tashmë kanë shkuar tutje.
Pikërisht këto dy skuadra do të përballen në mes vete sonte në Spanjë.
Mbetet të shihte vetëm se cila prej tyre do të përfundojë si lidere e grupit.
Ndërkaq, loja tjetër e grupit do të jetë ajo në mes të Krasnodarit dhe Rennesit.
Në Grupin F, Lazio e Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshës e viziton Borussia Dortmundin.
Gjermanët do të luajnë në shtëpi dhe duan t’i mbajnë pikët.
Kurse, “Biancocelesti” do të ishin të kënaqur edhe me një barazim, i cili do t’i mbante në lojë për kualifikim.
Ndërkohë, Club Brugge do të tentojë të përfitojë me një fitore eventuale ndaj Zenitit në Belgjikë.
Edhe Grupi G mbetet më pak interesant pasi Barcelona dhe Juventusi tashmë e kanë prerë biletën për të tetën e finales.
Gjiganti katalunas e viziton Ferencvarosin dhe e kërkon fitoren për të mbetur si lider i grupit.
Ndërsa, Juve luan me Dynamo Kyivin.
Edhe ekipi italian shihet si favorit për të fituar ndaj skuadrës ukrainase. /Arbresh.info/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...