Kush mund të zëvendësojë Zidanen?

14:14 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kampioni i Spanjës, Real Madridi sivjet është duke kaluar nëpër telashe të mëdha, kjo për shkak të rezultateve aspak të mira si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Tekniku francez ka fituar trofe të shumtë me “Los Blancos”, por momentalisht nuk janë në formën e duhur duke humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit.

Në rast të shkarkimit të Zidanes, dy kandidatët potencial janë Mauricio Pochettino dhe Raul Gonzalez.

Pochettino edhe më herët ishte afër kalimit të Reali kur Rafa Benitez u largua nga klubi, por marrëveshja nuk u arrit shkaku se ishte në postin e Tottenhamit.

Raul, është legjendë e klubit dhe shihet si opsion tjetër, por ende asgjë s’është zyrtare. Thuhet se vendimi përfundimtar për Zidanen do bëhet javën e ardhshme në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme