Sukseset duket se nuk kanë të ndalur për artisten shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi.
Në bazë të statistikave që ka nxjerr “Spotify” për territorin e Gjermanisë, rezulton se Loredana është rap-artistja më e dëgjuar në shtetin gjerman sivjet, shkruan portali arbresh.info
Ajo ka lënë prapa reperët e famshëm gjermanë: Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa shprehet e lumtur për të gjithë përkrahjen që mori.
Kujtojmë që Loredana këto ditë ka realizuar edhe një dokumentar rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale, pjesë e të cilit ishte edhe reperi Mozzik, me të cilin thuajse ka konfirmuar ribashkimin. /arbresh.info/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad