Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 30 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 452 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.
Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 13 persona, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, katër në Klinikën e Dermatologjisë, tre në Klinikën e Nefrologjisë, tre në Klinikën e ORL-së.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 10 pacientë të ri me Covid-19, shtatë janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.
“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 40 vende të lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH./Telegrafi/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë