Google ADS

Perez: Krizën e Realit do ta mbyll me shkarkimin e Zidane!

11:36 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Real Madrid regjistroi humbjen e dytë në fazën e grupeve në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve në Ukrainë nga Shakhtar Donetsk (2:0). Shënuesit për ekipin vendas ishin Dentinho në minutën e 57-të dhe Manor Solomon në minutën e 82-të.

Ishte disfata e pestë e Real Madridit në 16 ndeshje këtë sezon dhe e dyta me radhë pasi u mposhtën në shtëpi nga Deportivo Alaves në kampionatin 1:2 të Shtunën mbrëma, dhe tash zërat janë gjithnjë e më të shpesht se Zidane duhet larguar, përcjell Korneri.net

Zidane bëri të ditur pas ndeshjes se nuk do të dorëhiqet

Menjëherë pas ndeshjes, media spanjolle njoftoi një krizën e re te Reali, dhe trajneri Zinedine Zidane u përball me pyetjen e dorëheqjes.

“Unë nuk do të dorërhiqem. Ne kemi kaluar momente të vështira edhe më parë, ne po i kalojmë me rezultate dhe tani. Ky është realiteti, por ne po vazhdojmë përpara. Ne e dinim se ndeshja kundër Shakhtar ishte finale, kështu që po përgatiteshim. Ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyeshme, por dështuam “Ka mbetur një lojë deri në fund dhe ne duhet ta fitojmë atë,” tha Zidane pas disfatës në Kiev.

Trajneri i Real Madrid e bëri të qartë me deklaratën e tij se ai nuk do të largohej vetë dhe barti topin e përgjegjësisë te klubi dhe presidenti Florentino Perez. Sipas Marca spanjolle, Perez tashmë është duke kërkuar një pasardhës të Zidane, dhe ai heziton mes dy emrave.

Maurizio Pochettino ëhstë emri i parë, ndërsa i dyti Raul Gonzales.

Dëshira e parë e presidentit Perez është argjentinasi Mauricio Pochettino, një ish-trajner i Tottenham që dha dorëheqjen nga stoli i klubit londinez më 19 nëntor 2019. Ai ka qenë pa punë që nga ajo kohë, dhe është i lidhur kryesisht me marrjen e Manchester United.

Ai gjithashtu ishte në kontakt me Realin në fillim të vitit 2016 kur Rafael Benitez u largua nga klubi për shkak të rezultateve të dobëta, por atëherë Reali nuk mund të paguante dëmshpërblimin e tij. Tani është padyshim koha e duhur për të dy palët, dhe Marca shkruan se përfaqësuesit e klubit dhe Pochettinos janë në marëdhënie të shkëlqyera, megjithëse ende nuk ka asnjë kontakt.

Opsioni tjetër për stolin e Realit është sulmuesi legjendar i Real Madrid, Raul Gonzales, i cili aktualisht është duke trajnuar ekipin e dytë Castilla. Drejtuesit e Realit e konsiderojnë atë një trajner të ri të programuar të ekipit të parë, por jo për momentin./ARBRESH.INFO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme