Myrto Uzuni mbase po kalon momentet më të mira në karrierën e tij profesionale.
Kjo pasi djaloshi nga Berati, mesjavën e shkuar i shënoi gol gjigantit italian Juventus, në ndeshjen që skuadra hungareze ku luan 25 vjeari, Ferencvaros u mposht 2-1, përcjell gazeta blic.
Megjithatë, paraqitja fenomenale ka rënë në sy të të gjithëve. Kësisoj, e përditshmja spanjolle “AS” i ka kushtuar një intervistë, ku ka vënë në pah vështirësitë në karrierë.
Sot pritet që ai të luajë edhe kundër Barcelonës, teksa shpresojmë në një paraqitje sa më të mirë të djaloshit të kombëtares.
Më poshtë edhe intervista.
Emigracioni në Greqi – Shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi me rrugët, ndërsa nëna ishte pjatalarëse në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja, i ndihmoja. Punoja 12 orë dhe luaja futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6 të mëngjesit. Tentova edhe një provë te klubi i Olympiacos, por nuk u realizua, sepse nuk kishim dokumente qëndrimi, megjithatë kurrë nuk e ndala ëndrrën time.
Fillimet e karrierës – Në Shqipëri nuk ka akademi të mirëfillta, më duhej të paguaja rreth 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për furgonin që të më dërgonte në ndeshje. Qaja përditë në shtëpi se nuk i kisha ato para, pagova vetëm 2 muaj me ndihmën e miqve.
Idhulli – Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua dhe kur e takova në Torino ishte si një ëndërr, ashtu si momenti kur Morata më përgëzoi për ndeshjen.
Ëndrrat – Nuk dua të bëj gabime. Dua vetëm të shënoj dhe të jap asiste. Ëndrrat i kam të mëdha, por nuk dua t‘i zbuloj./ARBRESH.INFO/
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari