Në përvjetorin e 76-të, të datëlindjes së presidenti historik Ibrahim Rugova, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se partia që u krijua nga Ibrahim Rugova po kalon nëpër ditë të vështira.
Hazri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të devijojë rrugën e idealeve të Rugovës, raporton Arbresh.info.
“Jemi këtu sot. Presidenti Rugova ishte themelues e ndërtues i ëndrrës së pavarësisë. Ne kemi ditë se si të ecim prapa tij, prapa Ibrahim Rugovës edhe si lider edhe si filozofi politike. Ne po kalojmë nëpër ditë të vështira kajherë po kjo na nxjerr mësim”, ka thënë Haziri
Haziri ka thënë se pa LDK-në nuk ka zgjidhje e as zgjedhje.
Në homazhe ka marr pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti. Në këto homazhe nuk ishte i pranishëm as kryetari i LDK, Isa Mustafa e as Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...