Vazhdim të afatit për gjendjen e krizës deri më 30 qershor të vitit 2021 kërkon Qeveria nga Kuvendi. Vendimin e solli dje në seancë në bazë të propozimit të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza.
Vendi edhe tani gjendet në gjendje 30 ditore të krizës e cila duhet të përfundojë më 19 dhjetor.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në një intervistë për TV21 deklaroi se ajo që po ndodh tani në vend është ulje serioze e presionit të pacientëve ndaj spitaleve, por se janë shumë të kujdesshëm sepse shumë herë deri më tani është treguar se virusi është shumë avancues.
“Për dallim nga javët e para të nëntorit kur siguruam repaprte dhe shtretër të rinj spitalorë, tani numri i të sapo pranuarve dhe numri i pacientëve të regjistruar është gati i barabartë. Faktori i transferueshmërisë nga fillimi i nëntorit kur ishte një e gjysmë, tani është rreth një, në varësi të numrit të testeve të kryera, gjë që na jep të drejtën të themi se situata disi po qetësohet”, ka thënë Filipçe.
Sipas drejtoreshës së Klinikës infektive në Shkup, Milena Stefanoviq është pritur që numri i rasteve të vdekjes të jetë më i madh duke e pasur parasysh numrin e të diagnostifikuarve të rinj dhe numrin e pacientëve të hospitalizuar./Telegrafi/
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...