Romelu Lukaku është duke e shijuar jetën në Inter, gati një vit e gjysmë pasi iu bashkua zikaltërve nga Manchester United.
Falë aftësive të tij, ai ia siguroi fitoren Interit me rezultat 3:2, duke shënuar dy herë pasi Matteo Darmian e kishte hapur serinë e golave, ndërkohë që dy golat e Alassane Plea s’i mjaftuan Borussia Monchengladbachut ta shmangë disfatën, raporton Gazeta Express.
Duke folur pas ndeshjes, Lukaku ka thënë se është duke kaluar në formën më të mirë të karrierës së tij te skuadra italiane dhe se ndeshjen me Monchengladbach është dashur që të përfundojnë më herët për shkak të rasteve të shumta që kishin.
“Siç thashë, unë jam një nga 25 lojtarët. Këtu ka lojtarë shumë më me përvojë se unë. Unë dua ta ndihmoj skuadrën të fitojë, kjo është ajo që bëj në çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje, dua ta ndihmoj Interin”, u deklarua Lukaku.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu me këta djem, unë kam kaluar një vit e gjysmë më të mirë të karrierës time në Inter, kështu që falënderoj trajnerin, stafin e tij dhe shokët e mi të skuadrës.
“Ne duhet ta kishim përfunduar më herët ndeshjen, ishim 3:1 në epërsi dhe ishim me fat pasi që pas shikimit të VAR barazimi nuk u lejua”, vazhdoi sulmuesi belg.
Borussia Monchengladbach ka tetë pikë, Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid shtatë, ndërsa Inter është në vendin e fundit të grupit me pesë.
Ndeshjet e fundit “finale” për të kaluar grupin B, luhen më 9 dhjetor, Inter-Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid-Gladbach./ARBRESH.INFO/
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë