Derisa po largohej nga ‘Staples Center’ të shtunën, një fans u mundua ta godas Mike Tysonin dhe tentoi të përleshej me të, sipas ‘TMZ’.
Tyson po largohej nga Los Anxhelos pas ndeshjes së rikthimit me Roy Jones Jr, e cila përfundoi me barazim, transmeton Periskopi.
Derisa po largohej, Tyson u përball me një grup fansash që po kërkonin autografe, por në turmë ishte një persona në veçanti i cili i bërtiti Tysonit, duke i kërkuar që të ndeshej me të.
Tyson u përgjigj me tallje, duke thënë se mund të mos përfundojë mirë për fansin, i cili u mundua të godiste boksierin dhe pastaj futi dorën në anën e djathtë të pantollonave.
Ekipi i Tysoni intervenoi para se të perkeqësoheshin gjërat, dhe individi në fjalë u largua nga skena.
Mirëpo, disa pjestarë të stafit të Tysonit e njohën fansin nga eventet e mëparshme të boksierit, ku ai poashtu ishte munduar të shkaktonte telashe./ARBRESH.INFO/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën