Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 132 pacientë me COVID-19, prej tyre tri pacientë janë në respirator, 104 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit thuhet se nga personeli i spitalit aktualisht janë 32 të infektuar me COVID-19 dhe atë nëntë mjek, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të administratës dhe shërbimit teknik.
“132 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator (CPAP)104 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me Covid-19 dhe atë 9 Mjek, 12 Infermier dhe 11 punëtor të Administratës dhe Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftim.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 191 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Pesë lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, tre normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur pesë foshnje, dy të gjithë të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore. 265 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3.511 analiza, ndërsa janë kryer dy operacione”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
/arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...