Skender Hyseni, që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e ka cilësuar atë si një intelektual të guximshëm e shumë i dashur me njerëz.
Hyseni këtë e bëri në nderim të ditëlindjes së 76-të, të Rugovës, shkruan Arbresh.info.
“Ndërsa e kujtojmë me mall sot, në ditën e lindjes së tij, nuk ka si të mos thuhet se Ibrahim Rugova poashtu instaloi, për herë të parë në Kosovë, një sistem fundamental vlerash demokratike me orientim të padiskutueshëm për miqësi të veçantë me SHBA, dhe integrim në BE dhe NATO”, ka shkruan Hyseni ndër të tjera.
Ky është urimi i plotë:
Duke kujtuar Ibrahim Rugovën
2 dhjetori 1944 është data e lindjes së Presidentit Ibrahim Rugova.
Dr.Ibrahim Rugova, ai njeriu i urtë, gjithnjë i qeshur dhe shumë i dashur për njerzit, ishte arkitekti i shtetit të pavarur të Kosovës. Me butësinë e tij të fjalëve dhe konsistencën ë qëndrime, ai fitoi simpatinë dhe përkrahjen e fuqishme ndëkombetare për vizionin e tij politik e kombëtar.
Ndërsa e kujtojmë me mall sot, në ditën e lindjes së tij, nuk ka si të mos thuhet se Ibrahim Rugova poashtu instaloi, për herë të parë në Kosovë, një sistem fundamental vlerash demokratike me orientim të padiskutueshëm për miqësi të veçantë me SHBA, dhe integrim në BE dhe NATO.
Ishte konsistent, plot besim, i palëkundur dhe stoik në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.
Zoti e bekoftë Ibrahim Rugovën!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
S.H.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën