Besian Mustafa ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me datën 27 tetor të këtij viti ka deklaruar se kanë filluar me realizimin e pagesave direkte, për subvencionet me vlerë deri në 11.374 mijë euro në bujqësi për vitin 2020.
Sipas këtij programi fillimisht ata kanë pranuar pagesën e parë tuje ju është thënë që do të marrin edhe pagesën e dytë, që i bie subvencion i dyfishtë.
Arbresh.info mëson se kjo pagesë përshake të gjendjes ekonomike mund të anulohet dhe se pagesat janë bërë vetëm të gradit të parë.
Një fermer nga qyteti i Mitrovicës, (M.H) për arbresh.info, ka thënë se ka marrë grantin e parë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kurse pagesën e dytë apo subvencionin e ndarë nga ky dikaster nuk e ka marr ende, pavarësisht premtimeve.
Por, ndryshe thonë në ministrin e Bujqësisë.
Nga ministria kanë bërë të ditur se subvencioneve për vitin 2020, janë duke u shpërndarë dhe kanë mohuar se ka pasur anulim të pagesave.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka bërë anulimin e pagesës, subvencionet po e realizon. Në kuadër të Programit të Pagesave Direkte parashihen mjete në vlerë prej 24 milionë euro subvencione, kurse me dyfishim, kjo shumë arrin në 48 milionë euro të cilat janë planifikuar si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndër të tjera, në përgjigjen e kësaj ministrie thuhet se deri më tani janë realizuar 25.429 pagesa për fermerët përfitues, ndaj të cilëve janë paguar gjithsej 21,444,751.22 euro, e pas kësaj do të filloj pagesa e dytë, e këtë e ndërlidhin me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike e cila po vazhdon të diskutohen në qeveri.
Sipas tyre pengesa në pagesa mund të ketë vetëm për shkak se janë në procesin e kontrolleve në aspektin administrativ ligjor, por assesi nuk do të ketë anulim të pagesave për bujqit e fermerët.
Pas përfundimit të këtij kontrolli, procedohet kërkesa për pagesë në Ministrinë e Financave për të gjithë bujqit dhe fermerët./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...