Ekspertët e shëndetit ju këshillojnë të mos mblidheni në grupe gjatë festave

23:54 | 1 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Për një muaj me radhë, ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se mjafton vetëm një person i infektuar për të krijuar një shpërthim.

Provat e përhapjeve të tilla të koronavirusit janë parë tashmë në shumë raste si funerale, dasma, madje dhe takime të vogla mes miqsh.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë që “ngarjet me super-përhapje”, siç quhen shpesh, “shoqërohen me rritje të madhe në fillim të një shpërthimi dhe transmetim të qëndrueshëm në fazat e mëvonshme”.

Tani, ndërsa pritet të vijnë festat, ekspertët e shëndetit janë të shqetësuar se tubimet, dhe nëse nuk janë të mëdha në përmasa, mund të rezultojnë në përhapje masive.

“Një nga shqetësimet tona është që njerëzit gjatë sezonit të festave do të bashkohen dhe do të sjellin infeksionin me vete në ato tubime, sado të vogla të jenë, pa qenë në dijeni për atë se çfarë po bëjnë”, shprehet Dr. Henry Walker, menaxher i incidenteve të Covid-19 për CDC, në një konferencë.

CNN tregon rastin e një dasme në Milinocket, Maine, e cila çoi në një shpërthim jo pak të rrezikshëm.

Dasma, e cila u zhvillua në gusht, kishte të paktën 55 persona të pranishëm. Vizitorët ishin ulur afër njëri-tjetrit, nuk ishin të detyruar të mbanin maska dhe nuk u respektua distancimi social.

30 njerëz që morën pjesë në dasmë, më vonë dolën pozitivë për Covid-19.

“Kjo çoi në tre shpërthime të ndara të Covid-19, duke lënë 178 njerëz të infektuar, tre të shtruar në spital dhe shtatë të vdekur”, thanë hetuesit e shëndetit shtetëror.

Askush nga ata që u sëmurën rëndë ose humbën jetën nuk shkoi në dasmë, dhe shumë prej tyre jetonin shumë larg ngjarjes.

“Ky raport është një paralajmërim i rëndësishëm për njerëzit që po mendonin të bënin një lloj tubimi, qoftë edhe jo shumë të madh.”

Ekspertët i këshillojnë njerëzit t’i kushtojnë vëmendje mënyrës së si sillen gjatë takimeve këtë sezon festash. Larja e duarve, distancimi social dhe mbajtja e maskave, mund të shpëtojnë jetë./reporteri/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme