Google ADS

Kërkohet që të mbyllet gjysmëvjetori i parë me 18 dhjetor

17:47 | 1 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pas takimit me Komitetin për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me Koronavirus, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se mbeten në fuqi masat e deritanishme që kanë hyrë në fuqi dy javë më parë.

Gjithashtu është propozuar që të përmbyllet kurrikula e paraparë për këtë gjysmëvjetor nga shkollat në Kosovë, raporton portali arbresh.info

“Kemi kërkuar nga institucionet e arsimit që me 18 dhjetor të mbyllet gjysmëvjetori i parë nëpër shkolla, kurse me 18 janar të fillojë shkolla. Do të thotë një muaj pushim do të jetë kjo periudhë”, deklaroi kryeministri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme