Google ADS

Lëndohet Milot Rashica gjatë stërvitjeve me Werderin

16:47 | 1 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Është lënduar lojtari i njohur, Milot Rashica.

Milot Rashica e ka pësuar një lëndim gjatë një seance stërvitore me skuadrën e vet Werder Bremen të martën.

Klubi i Bundesligës njoftoi se përfaqësuesi i Kosovës u detyrua ta ndërpresë në gjysmë ushtrimet dhe të largohet nga qendra stërvitore për shkak të një dëmtimi.

Ai raportohet ta ketë lënduar kofshën gjatë një dueli në një ndeshje përgatitore në ushtrimet e së martës.

Ylli kosovar është larguar nga stërvitja me makinën e stafit mjekësor të skuadrës gjermane.

Rashica ka pësuar lëndim në kofshe dhe është dërguar menjëherë për analiza më të qarta rreth këtij lëndimi.

24-vjeçari mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Stuttgartit në Bundesligë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme