Google ADS

Malajzia fillon testimin e 1.7 milion punëtorëve të huaj lidhur me COVID-19

16:11 | 1 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Skreningu i detyrueshëm ndaj COVID-19 i rreth 1.7 milion punëtorëve të huaj në Malajzi do të fillojë të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Asri Ab Rahman, shefi i Departamentit të Punës të Malajzisë, testimi do të fillojë në qytetet Klang dhe Seremban pasi klasterë të mëdha janë raportuar në të dy zonat.

“Departamentit i është besuar kryerja e skreningut të 888.342 punëtorëve të huaj në Selangor, Labuan, Kuala Lumpur, Penang dhe Negri Sembilan”, tha ai.

Javën e kaluar, ministri i Burimeve Njerëzore të Malajzisë njoftoi se skreningu i punëtorëve të huaj në “zonat e kuqe” si Selangor, Kuala Lumpur dhe Penang do të fillojë më 9 dhjetor.

Testimi do të fillojë Sabah, Labuan dhe rrethe të tjera në Selangor, Penang dhe Negri Sembilan më 16 dhjetor.

Testimi masiv u planifikua pasi qindra raste të koronavirusit u raportuan nëpër fabrika dhe vendet e punës në Malajzi.

“Top Glove”, prodhuesi më i madh i dorezave latex në botë, ka mbyllur 20 fabrika në vend pasi qindra punëtorë u testuan pozitiv për COVID-19.

Sipas Ismail Sabri, ministër për sigurinë, të paktën 1.511 nga 1.623 raste të regjistruara në Selangor janë punëtorë të huaj që punojnë në “Top Glove”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme