Pa miell, vezë dhe që nuk piqet: Tortë me çokollatë me tre përbërës

15:44 | 1 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Torta me çokollatë është një kënaqësi e preferuar në shumë shtëpi.

A e dini se mund ta bëni pa përbërës klasikë si mielli dhe vezët?

Provoni një recetë të thjeshtë pa pjekje të bërë nga vetëm tre ushqime – çokollatë, qumësht kokosi dhe bollgur, transmeton portal arbresh.info

Përbërësit:

375 ml qumësht kokosi

220 gram bollgur

170 gramë çokollatë të zezë

Përgatitja:

Pritini çokollatën në copa të vogla. Ngroheni qumështin e kokosit. Hidhni qumështin e kokosit mbi çokollatën e copëtuar dhe lëreni të shkrihet për rreth dy minuta. Përzieni mirë. Vendosni miell bollgur në përzierjen e çokollatës dhe përzieni gjithçka mirë. Transferojeni përzierjen në një formë keku, pastaj lëreni tortën të ftohet në temperaturën e dhomës, pastaj vendoseni në frigorifer të ftohet për tre deri në katër orë derisa të kompresohet.

Priteni në feta dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme