Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski pret që në tremujorin e parë të vitit të përzgjidhet kontraktuesi për dy pjesët e para të hekurudhës drejt Bullgarisë.
Ai thotë se ndërtimi i saj është në fokus të Qeverisë, ndërsa me buxhetin e Ministrisë së Transportit për vitin 2021 për këtë hekurudhë në Korridorin 8 janë projektuar 1,8 miliardë denarë.
“Vitin e ardhshëm do ta shpallim tenderin për ndërtimin e dy fazave, e para nga Kumanova deri në Bellanoc për pjesën e mbetur që ka mbetur e pa ndërtuar dhe për fazën e dytë nga Bellanoci deri në Kriva Pallankë. Procedura për përzgjedhjen e kontraktuesit për dy pjesët do të zhvillohet në një tender. Gjithashtu, do të vazhdojmë me mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore në Korridorin 10”, ka thënë Boçvarski.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, theksoi se do të jetë i kënaqur nëse në tremujorin e parë arrijnë të zgjedhin kontraktuesin e hekurudhës drejt bullgarisë, projekt i ndërlikuar tre fazat e të cilit kushtojnë rreth 600 milionë euro./Telegrafi/
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...