Kombet e Bashkuara (OKB) në Planin e Ndihmave Humanitare Globale të vitit 2021, bënë të ditur se, edhe me ndikimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), 235 milionë njerëz në botë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojtje.
Në deklaratën e bërë nga Zyra e Koordinimit të Çështjeve Humanitare (OCHA) të OKB-së thuhet se “shoku i COVID-19” ka rritur në nivel rekord numrin e personave për ndihma humanitare në mbarë botën dhe se në këtë fushë është shënuar rritje prej 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas zyrës në vitin 2021, edhe me ndikimin e pandemisë 235 milionë njerëz në botë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojtje.
“Nëse njerëzit me nevojë për ndihma humanitare në vitin 2021 do të jetonin në një shtet, ky vend do ishte me popullsi prej 235 milionësh, vendi i pestë më i madh në botë. OKB dhe partnerët e saj synojnë të ndihmojnë 160 milionë njerëzit më të prekshëm që përballen me efektet e urisë, konfliktit, zhvendosjes, ndryshimit të klimës dhe pandemisë COVID-19”, thuhet më tej.
Thirrje për donacion prej 35 miliardë dollarë në vitin 2021
Në deklaratë gjithashtu është theksuar se varfëria ekstreme është rritur për herë të parë në 22 vitet e fundit.
OKB për vitin 2021 përgatiti një plan prej 34 ndihma humanitare që përfshin 56 shtete. Gjithashtu komunitetit ndërkombëtar iu bë thirrje për donacion prej 35 miliardë dollarë për njerëzit me nevojë urgjente për ndihma humanitare
Një mesazh rreth planit publikoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. “Sistemi humanitar e provoi vlerën e tij edhe një herë në vitin 2020, duke siguruar ushqim, ilaçe, strehim, arsim dhe gjëra të tjera themelore për dhjetëra miliona njerëz. Por kriza nuk përfundoi. Buxhetet e ndihmave humanitare përballen me boshllëqe serioze ndërsa përkeqësohet pandemia globale”, u shpreh ai.
Ndërsa nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente, Mark Lowcock, tha se vendet e pasura tashmë mund të shohin dritën në fund të tunelit. “E njëjta nuk vlen për vendet e varfra. Kriza e COVID-19 tërhoqi miliona njerëz në varfëri dhe shkaktoi që nevojat humanitare të rriten me shpejtësi. Vitin e ardhshëm do të na nevojiten 35 miliardë dollarë për të parandaluar urinë, për të luftuar varfërinë, për të vaksinuar fëmijët dhe për t’i mbajtur ata në shkollë”, tha Lowcock.
OKB në vitin 2019 për të arritur deri tek 168 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihma urgjente humanitare kishte njoftuar se ka nevojë për 29 miliardë dollarë.
Sipas OKB-së në vitin 2020 pavarësisht se donatorët dhanë 17 miliardë dollarë me një rritje rekorde, ishte arritur vetëm 70 për qind të sasisë së përcaktuar./AA
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...